Gjermania ndihmon fermerët e prekur nga thatësira me 340 milionë euro

Evropë

Gjermania ndihmon fermerët e prekur nga thatësira me 340 milionë euro

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Qeveria gjermane do të sjellë një program të veçantë ndihme prej 340 milionë euro për të mbështetur fermerët, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga thatësira, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klokner.

Klokner tha se me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz, u pajtua se qeveria federale do të caktojë midis 150 milionë dhe 170 milionë euro në emër të ndihmës së veçantë për fermerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat