Terror në Paris, thërret “Allahu Ekber” para se ta vrasë policia

Evropë

Terror në Paris, thërret “Allahu Ekber” para se ta vrasë policia

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga një sulm me thikë, teksa autori është qëlluar menjëherë nga policia. Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej ai ka bërtitur Allahu Ekber.

Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në Paris, në lagjen Trappes teksa forca të shumta policie mbërritën menjëherë. BFM TV thotë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i njohur nga policia pasi disa vite më parë ishte dënuar për mbështetjen e terrorizmit dhe ka qenë nën vëzhgimin e tyre. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurve, teksa hetimet janë fokusuar dhe në shkaqe familjare, pasi Trappes është një lagje e varfër në një zonë përgjithësisht të pasur të Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat