Sulmi në Francë, dy viktima dhe një i plagosur

Evropë

Sulmi në Francë, dy viktima dhe një i plagosur

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Një burrë ka vrarë nënën e motrën e tij dhe ka plagosur një person të tretë, në një rrugë në periferi të Parisit, përpara se të vritej nga policia.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb tha se incidenti aktualisht nuk po trajtohet si sulm terrorist. Sidoqoftë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik pretendoi se qëndronte ai pas sulmit, pa ofruar asnjë provë.

Sipas disa raporteve, agresori kishte kërcënuar se do të vriste policët dhe kishte thirrur “Allahu Akbar” përpara se të qëllohej.

Ai kishte hyrë në një shtëpi pasi kishte sulmuar viktimat e tij, përpara se të dilte jashtë me një thikë në duar që ua kishte drejtuar policëve, pikë në të cilën edhe ishte qëlluar për vdekje prej tyre.

Ministri i Brendshëm tha se agresori dukej se kishte probleme të rënda psikike. Sipas tij, ai ishte i njohur për policinë për shprehjen e këndvështrimeve ekstremiste, por ishte i paqëndrueshëm dhe jo dikush që do t’u përgjigjej udhëzimeve të një grupi terrorist.

Franca mbetet në gatishmëri për shkak të sulmeve xhihadiste që nga sulmet në Paris të vitit 2015. Zona ku ka ndodhur incidenti i fundit është e njohur për dhunën mes bandave dhe për varfërinë. Po ashtu, atje jetojnë edhe një numër i madh myslimanësh, me rreth 50 banorë lokalë që dyshohet se kanë lënë Francën për të luftuar në radhët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat