Di Maio kërcënon me pezullim fondesh nëse BE nuk pranon emigrantë

Evropë

Di Maio kërcënon me pezullim fondesh nëse BE nuk pranon emigrantë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 20:15
Emigrantet

Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha se partia e tij do të votojë për të pezulluar fondet e BE vitin e ardhshëm nëse partnerët evropianë nuk pajtohen për pranimin e emigrantëve që aktualisht mbahen në anijet e Rojës Bregdetare në portin e Sicilisë.

"Nëse nesër nuk do të ketë rezultate nga një takim i Komisionit Evropian për rishpërndarjen e emigrantëve nga anija Dicotti, Lëvizja Pesë Yje dhe unë nuk do të jem i gatshëm të jap 20 miliardë euro çdo vit në BE", tha ai në një video të postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat