Gjykata Evropiane: Hungaria duhet të sigurojë ushqim për emigrantët

Evropë

Gjykata Evropiane: Hungaria duhet të sigurojë ushqim për emigrantët

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Hungaria duhet të sigurojë ushqim për emigrantët që u është refuzuar azili, të cilët janë duke qëndruar në kampe në kufirin e saj, pas ankesave që kanë bërë për vendimin për refuzim të azilit, njoftoi sot Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Grupe të shumta të drejtave të njeriut kanë njoftuar se autoritetet hungareze nuk pranuan të sigurojnë ushqim për azilkërkuesit që janë duke qëndruar në dy kampe kufitare, të cilat janë të hapur pranë pikave kufitare me Serbinë.

Azilkërkuesit janë duke qëndruar në pritje të rezultatit të ankesave pasi u është refuzuar azili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat