Tjetër incident mes avionëve britanikë e rusë mbi detin e Zi - Bota Sot
Tjetër incident mes avionëve britanikë e rusë mbi detin e Zi

Evropë

Tjetër incident mes avionëve britanikë e rusë mbi detin e Zi

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 21:40
Avionët “Typhoon” u ngritën nga baza e tyre në Rumani gjatë së enjtes, pasi një avion i patrullave detare “Be-12” u pa teksa i drejtohej hapësirës ajrore të NATO-s, duke ardhur nga jugperëndimi i Krimesë.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë pikasur sërish një avion luftarak rus mbi detin e Zi, hera e dytë kjo brenda një jave, siç thekson Ministria britanike e Mbrojtjes.

Avionët “Typhoon” u ngritën nga baza e tyre në Rumani gjatë së enjtes, pasi një avion i patrullave detare “Be-12” u pa teksa i drejtohej hapësirës ajrore të NATO-s, duke ardhur nga jugperëndimi i Krimesë.

Avionët britanikë kanë rol udhëheqës në misionin patrullues nga ajri të NATO-s në këtë rajon. Rreth 150 ushtarakë britanikë janë stacionuar në bazën “Mihail Kogalniceanu” të Rumanisë.

NATO e ka shprehur prej kohësh angazhimin për të përforcuar sigurinë e krahut lindor të saj, pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. Për këtë arsye, një skuadrilje avionësh luftarakë po operon së bashku me Forcat Ajrore rumune, nga baza që ndodhet pranë Constantas, që prej muajit prill. Ky ishte incidenti i pestë mes avionëve britanik dhe atyre rusë, që prej nisjes së misionit të NATO-s. Të martën, dy avionë “Typhoon” britanikë ndoqën dy avionë të dyshuar rusë, “Su-30”. Sipas Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ngjarja e së enjtes ishte në vazhdën e “parandalimit të provokimeve ruse dhe garantimit të Rumanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...