Ministri gjerman: Askush nuk kërkon të fitojë nga kriza e borxhit grek

Evropë

Ministri gjerman: Askush nuk kërkon të fitojë nga kriza e borxhit grek

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:29
Olaf Scholz

Interesat e fituara nga viti 2010 për bonot greke të blera për të lehtësuar borxhin e vendit, kryesisht nga Gjermania do t’i rikthehen Greqisë, u shpreh sot ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, duke theksuar se askush nuk dëshiron të fitojë nga kriza greke.

I pyetur në një intervistë dhënë për të përditshmen greke ‘’Ta Néa’’ nëse Berlini është një nga përfituesit e krizës së borxhit pasi ‘’Bundesbank’’ ka mbledhur 2,9 miliardë euro interesa të fituara që nga viti 2010 ndaj obligacioneve greke, ministri u shpreh se duhet të kishte një lloj keqkuptimi për këtë çështje.

Shuma e përfitimeve të ‘’Bundesbank’’, blerësi më i madh i bonove përkrah bankave të tjera qendrore, në kuadër të programit për riblerjen e borxhit grek, ‘’SMP’’ i kryesuar mes viteve 2010 dhe 2011, gjatë evidentimit të krizës greke, u konfirmua nga një raport parlamentar gjerman ku media ka mundur të sigurojë një kopje në muajin qershor.

‘’Askush nuk kërkon të fitojë nga kriza greke. Në realitet, objektivi është që të gjitha përfitimet e bankave qendrore (evropiane që kishin marrë pjesë në SMP) do ti kthehen rregullisht Shtetit grek’’, sqaroi Olaf Scholz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat