Franca jep një miliard euro ndihmë për vendet në zhvillim

Evropë

Franca jep një miliard euro ndihmë për vendet në zhvillim

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:28
Emmanuel Macron

Presidenti Emmanuel Macron theksoi gatishmërinë e tij për t’i dhënë një nxitje të re ndihmës së ofruar nga Franca për vendet në zhvillim, e cila do të rritet deri në një miliard euro në vitin 2019.

“Pas një periudhe të gjatë me rënie të ndihmës publike për zhvillimin (AFD), buxheti i 2019 do të përllogaritet në një miliard euro për të mundësuar angazhime shtesë”, theksoi Presidenti francez, duke konfirmuar një njoftim të bërë shkurtin e kaluar.

Macron në fjalimin e përvitshëm për politikën e jashtme në prani të ambasadorëve të Francës shprehu dëshirën për t’i dhënë politikës franceze të ndihmës për zhvillim një impuls të ri.

Që nga fillimi i mandatit të tij në maj të vitit 2017, Emmanuel Macron u zotua të rrisë ndihmën franceze për zhvillim, e cila ishte 0,38% të të ardhurave kombëtare bruto në 2016, për të arritur në nivelin e 0,55% në fund të mandatit të tij pesëvjeçar në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat