Greqi, rrëzohet avioni ushtarak. Në kërkim të pilotit - Bota Sot
Greqi, rrëzohet avioni ushtarak. Në kërkim të pilotit

Evropë

Greqi, rrëzohet avioni ushtarak. Në kërkim të pilotit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Një avion ushtarak grek është rrëzuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën mes Tripolit dhe Spartës në Peloponez.
Avioni ishte me mision stërvitor, në kohën që u rrëzua rreth orës 8:50. Pas katapultimit nga avioni, bashkëpiloti u gjet gjallë, ndërkohë që po kërkohet për të gjetur drejtuesin e tij.

Avioni ishte i tipit “T-2 Buckeye”, një nga më të vjetrit e Forcave Ajrore greke, me të cilin dy trajnerët po kryenin një fluturim stërvitor. Që të dy ata thuhet ta kenë braktisur avionin para përplasjes.

Bashkëpiloti është identifikuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, në Spitalin e Kalamatës, ndërsa kërkimet po vijojnë për gjetjen e komandantit në rolin e pilotit kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...