Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh më 1981 - Bota Sot
Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh më 1981

Evropë

Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh më 1981

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:27
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se vendi i tij do të mbajë muajin e ardhshëm stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh në vitin 1981.

Shoigu tha se stërvitjet, të koduara si Vostok 2018, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë dhe të gjitha njësitë ajrore.

"Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh në vitin 1981", tha Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në SHBA dhe Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...