40% më shumë automjete elektrike në Evropë

Evropë

40% më shumë automjete elektrike në Evropë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Evropë ka arritur në një milion, pas rritjes së shitjes mbi 40 për qind në 6-mujorin e parë të këtij viti, njoftoi CRI.

Rreth 200 mijë automjete elektrike u shitën në Evropë gjatë kësaj periudhe, me një rritje mbi 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me këtë trend, numri i përgjithshëm i automjeteve elektrike në Evropë pritet të arrijë në 1.3 milion deri në fund të këtij viti.

Norvegjia kryeson ende renditjen për këto automjete në Evropë, ndërsa shitjet arritën rreth 37 mijë automjete gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat