Mali i Zi mesazh për Daçiqin: Do t’iu kundërpërgjigjemi provokimeve

Evropë

Mali i Zi mesazh për Daçiqin: Do t’iu kundërpërgjigjemi provokimeve

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:11
Mali i Zi

Partia qeverisëse malazeze DPS pretendon se serbët në atë vend nuk kanë qenë kurrë dhe nuk do të rrezikohen, por Serbia po bën fushatë kundër Malit të Zi.

Kjo parti gjithashtu thotë se shteti i Malit të Zi do të "përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj provokimeve".

Në deklaratën e Ivica Daçiq se Serbia sheh një seri lëvizjesh të Podgoricës, në të cilat mund të njihet tortura dhe diskriminimi ndaj qytetarëve serb në Mal të Zi, reagoi zyrtari i DPS Obrad Stanishiq.

Stanishiq thotë se qytetarët e Malit të Zi, që avokojnë për mirëqenien dhe prosperitetin e vendit të tyre "kurrë nuk do të kërcënohen nga ligji", por se "ekzistojnë ata që gëzojnë të gjitha të drejtat në Malin e Zi dhe po luftojnë të mos jetë Mali i Zi si shtet" për të "ndihmuar me mentorët e huaj që përpiqen të rrezikojnë themelet e Malit të Zi".

Ai shton se "shteti i Malit të Zi do t'i përgjigjet në mënyrë adekuate këtyre provokimeve".   

Ndaj deklaratave të Daçiqit ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushan Markoviq, me vlerësimin se ato janë të pasakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat