Macron: Është koha për realizëm në marrëdhëniet BE-Rusi - Bota Sot
Macron: Është koha për realizëm në marrëdhëniet BE-Rusi

Evropë

Macron: Është koha për realizëm në marrëdhëniet BE-Rusi

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 19:36
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të enjten, të modernizojë lidhjet me Rusinë, pas Luftës së Ftohtë dhe të krijojë “marrëdhënie strategjike” me Turqinë dhe vendet tjera fqinje, duke përfshirë çështjet e mbrojtjes.

Macron mbron fuqishëm aftësinë e Evropës për të mbrojtur interesat e saj strategjike dhe të sigurojë pavarësi financiare, në përgjigjje të situatës së re globale në aspektin ekonomik dhe atë të mbrojtjes, të sjellur nga udhëheqësia e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Lideri francez ka thënë se Evropa është varur për kohë të gjatë në mbrojtjen amerikane dhe se ndonëse mbrojtja e NATO-s, vazhdon të jetë e rëndësishme, BE-ja duhet të bazohet në kapacitetet e saj për mbrojtje.

“Është në interesin tonë që BE-ja të ketë marrëveshje strategjike me Turqinë dhe Rusinë, të cilat për periudhë afatgjatë ofrojnë më shumë fuqi dhe koherencë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Helsinki.

Prej majit të vitit të kaluar kur ka fituar presidencën, Macron ka tentuar të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këto përpjekje janë komplikuar pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014, rolin e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës, mbështetjen për presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e huaja.

Ndërkohë marrëdhëniet e BE-së me Turqinë janë tensionuar prej kur Ankaraja është akuzuar për masa të ashpra si pasojë e tentimeve të dështuara për puç më 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...