Ndalohen pijet energjike për adoleshentët në Britani

Evropë

Ndalohen pijet energjike për adoleshentët në Britani

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ndalesa vlen për dyqanet ku bëhen shitjet e pijeve energjike nën moshën 16 vjeç, pasi që gjatë hulumtimit ka dalë se konsumimi i tepërt sjellë probleme të rënda shëndetësore tek fëmijët.

Studimet e mëparshme kanë pohuar se adoleshentët në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër konsumatorët më të shumtë të pijeve energjetike në Europë’.

Ndalimi do të zbatohehet për pije që përmbajnë 150mg caffeine ose më shumë për litër.

Kryeministrja Theresa May ka vendosur ndalimin si një përpjekje për të luftuar nivelet në rritje të obezitetit të fëmijëve në Britani të Madhe, të cilën ajo e përshkruan si “një nga sfidat më të mëdha shëndetësore që përballet ky vend”.

“Kjo është arsyeja pse ne po ndërmarrim veprime të rëndësishme për të zvogëluar sasinë e sheqerit të konsumuar nga të rinjtë dhe për të ndihmuar familjet të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme”, tha ajo.

Sipas udhëheqësit kryesor të dietës Harley, Rhiannon Lambert, pijet energjetike ofrojnë “vlera ushqyese zero” dhe nuk ka asnjë arsye pse fëmijët duhet t’i konsumojnë gjatë ditës.

Efektet e tjera negative të lidhura me konsumimin e tepërt të pijeve energjike, siç ilustrohet në një studim të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave të Shëndetit në 2015, përfshijnë: ankthin, pagjumësinë, mërzitjen, dhimbje koke, hiperaktivitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat