Ndizet në zjarr aeroplani në Rusi, 160 pasagjerë i shpëtojnë aksidentit

Evropë

Ndizet në zjarr aeroplani në Rusi, 160 pasagjerë i shpëtojnë aksidentit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:32
Zjarri

Më shumë se 160 pasagjerë dhe ekuipazhi i kanë shpëtuar për mrekulli vdekjes pas përplasjes së aeroplanit në Rusi. Që të siguroheshin për jetën, njerëzit u detyruan të hidheshin nga “Boeing 737” së bashku me fëmijët e tyre.

Aeroplani u rrëzua mbi një lumë, ku më pas shpërthyen flakët. Shkak për të u bë era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që nuk e lejonin aeroplanin të bënte uljen e zakonshme.

Një prej punonjësve që po ndihmonte në misionin e shpëtimit vdiq në vendngjarje nga ataku në zemër. Autoritetet kanë njoftuar se 18 persona janë të plagosur dhe gjashtë persona të ekuipazhit kanë pësuar djegie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat