8 persona të plagosur pas shpërthimit të rafinerisë së naftës në Gjermani

Evropë

8 persona të plagosur pas shpërthimit të rafinerisë së naftës në Gjermani

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:16
8 persona të plagosur pas shpërthimit të rafinerisë së naftës në Gjermani

Rreth dy mijë vetë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas një shpërthimi në një rafineri të naftës në Gjermaninë Jugore.

Policia në Bavarinë e Epërme, tregoi se tetë persona u plagosën nga një zjarr që shpërtheu nga objekti i rafinerisë “Bayern Oil” pranë qytetit të Ingolstadtit në mëngjesin e hershëm të së shtunës.

Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë u përfshinë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe për të evakuuar mbi 1800 njerëz nga banesat, afër vendit ku kishte rënë zjarri.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, tha se së të gjithë të plagosurit ishin punëtorë të rafinerisë që u kaplua nga zjarri.

Rafineria prodhon 120 mijë fuçi nafte në ditë, por është e paqartë se sa do të ndikojë në prodhim zjarri i rënë në të.

Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit nuk ishte ende i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat