Avioni shpërthen në flakë, shpëtojnë 164 pasagjerë

Evropë

Avioni shpërthen në flakë, shpëtojnë 164 pasagjerë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mbikëqyrës në aeroportin e Soçit në Rusi ka vdekur gjatë një përgjigje emergjente pasi një aeroplan bëri ulje të rrezikshme duke arritur në skajin e pistës, në një shtrat lumenjsh dhe më pas shpërtheu në flakë.

Ministria ruse e Shëndetësisë tha se 18 vetë u plagosën në këtë aksident, i cili ndodhi rreth orës 3 me orën lokale.

Sipas autoriteteve Boeing 737 i kompanisë Utair dhe i nisur nga Moska, që kishte në bord 164 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje që mund të kishte përfunduar me pasoja katastrofike.

Pasagjerët kanë treguar për RT se ata i mbijetuan mrekullisht rënies, teksa të dy krahët e avionit shpërthyen në flakë.

Incidenti ndodhi mesnatën e së shtunës dhe shkak mendohet të jenë bërë stuhia e shiut dhe era e fortë. Përpjekja e parë për t’u ulur në tokë kishte dështuar për shkak të kushteve të rënda të motit, kështu që aeroplani bëri një xhiro të dytë rreth aeroportit dhe tentoi sërish uljen në në pistë, por pa suksesin e pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat