Ishin nisur për në dasmë, përjetojnë tmerr në autostradë

Evropë

Ishin nisur për në dasmë, përjetojnë tmerr në autostradë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 07:49
Pamje nga aksidenti

Një minibus me 16 dasmorë është përplasur me barrierat në një autostradë në Turqi, duke lënë të plagosur 14 prej tyre.

Automjeti u përplas me barrierat dhe u përmbys në mes të rrugës pasi i plasi një prej gomave. Agjencia e lajmeve “IHA” raporton se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në autostradën që lidh Stambollin me Bursën. Dasmorët ishin nisur nga Arnavutkoy (Fshati shqiptar) për në Bursa, ku do të merrnin pjesë në dasmën e një të afërmit të tyre.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë disa ambulanca, të cilat transportuan në spitalet më të afërta të plagosurit. Fatmirësisht asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat