Tërmeti godet Athinën

Evropë

Tërmeti godet Athinën

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në kryeqytetin grek, në Athinë. Sipas mediave vendase, tërmeti ka qenë me magnitudë 3 i Shkallës Rihter në një thellësi 2.7 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 26 kilometra në verilindje të Athinës. Nga lëkundjet sizmike nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.

Pak ditë më parë, Greqia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.1, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat