Ukraina fillon manovrat ushtarake të përbashkëta me NATO-n

Evropë

Ukraina fillon manovrat ushtarake të përbashkëta me NATO-n

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:43
Ushtarët e NATO-s

Ushtria ukrainase filloi sot manovra ushtarake të përbashkëta me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, nën sfondin e tensioneve të vazhduara me Rusinë fqinje, që organizon manovrat e saj javën e ardhshme.

Këto manovra vjetore që quhen “Rapid Trident” grumbullojnë deri më 15 shtator pranë fshatit Stariç, në perëndim të Ukrainës, rreth 2200 ushtarë dhe 350 pajisje luftarake nga 14 vende, nga të cilat 10 janë anëtare të NATO-s.

Përveç Ukrainës, tre ish-republika të tjera sovjetike që janë bërë partnere të NATO-s, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, marrin pjesë në këto manovra ushtarake. Këto manovra zhvillohen një javë para se Rusia të zhvillojë “Vostok-2018”, manovrat ushtarake më të mëdha të organizuara nga ushtria ruse që prej viteve 1980, me pjesëmarrjen e 300000 ushtarëve dhe disa njësive të ushtrisë kineze dhe mongole. Ato do të zhvillohen nga 11 deri në 15 shtator në Siberinë lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat