Kërcënohen ambasadat e SHBA dhe Izraelit në Berlin

Evropë

Kërcënohen ambasadat e SHBA dhe Izraelit në Berlin

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Policia gjermane tha sot se disa letrat kërcënuese që përmbajnë pluhur të bardhë u dërguan në ambasadat e SHBA-së dhe Izraelit në Berlin.

Sipas AP, u konstatua se pluhuri i bardhë nuk është i dëmshëm, por në fakt është një detergjent për larje.

Zëdhënësi i policisë Martin Halveg tha se letrat u dërguan në dy ambasadat më 22 gusht dhe se ambasada amerikane gjithashtu mori një letër më 30 gusht të këtij viti.

Halveg tha se i dyshuari ishte i njohur për autoritetet dhe se ishte një person që dërgoi letra të ngjashme në dy ambasadat në korrik të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat