Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë - Bota Sot
Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë

Evropë

Çavusoglu: Dialogu është guri themeltar i marrëdhënieve me Greqinë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:44
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia e sheh bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli të marrëdhënieve me Greqinë fqinje.

“Ashtu sikurse tha ministri grek Nikos Kotzias, kemi tema me të cilat nuk pajtohemi. Ndonjëherë përjetojmë edhe ditë të stuhishme dhe përballemi me situata të vështira. Por, për shkak se të dyja palët e konsiderojnë bashkëpunimin dhe dialogun si gur themeli në marrëdhëniet tona, kjo është arsyeja pse në fund mbizotëron sensi i përbashkët”, tha Çavusoglu në një fjalim në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së kryekonsullatës greke në qytetin Izmir ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Çavusoglu u shpreh gjithashtu se vizita e presidentit Recep Tayyip Erdogan vitin e kaluar ka qenë një pikë kthese për marrëdhëniet dhe se kjo është vizita e parë në nivel presidencial pas 65 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...