Portugali, konfiskohen 840 kilogramë kokainë

Evropë

Portugali, konfiskohen 840 kilogramë kokainë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 14:06
Portugali

Në Portugali, në një jaht në Atlantik janë sekuestruar 840 kilogramë kokainë, njoftoi policia.

Në tre muajt e fundit, policia portugeze në deti konfiskoi më tepër se dhjetë tonë drogë.

Dy meshkuj dhe dy femra, të cilët ishin në jaht, janë të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Karaibet në Evropë. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, transmeton KosovaPress.

Policia me ndihmën e marinës portugeze dhe forcave ajrore  ka përcjellë jahtin, të cilin e ka ndaluar në ishujt Azore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat