Gjermani Martin Weber do të pasojë Jean-Claude Juncker

Evropë

Gjermani Martin Weber do të pasojë Jean-Claude Juncker

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:59
Manfred Weber dhe Jean-Claude Juncker

Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, CSU, Manfred Weber dëshiron të bëhet presidenti i ri i Komisionit Europian dhe pasues i Jean-Claude Junckerit. Ai do të paraqitet si kandidati kryesor i partive popullore europiane në zgjedhjet e BE në vitin e ardhshëm, deklaroi Manfred Weber të mërkurën në Twitter.

Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor. Si konkurrentë të Weberit konsiderohen, kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb. la/afp, dpa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat