Çeki, rrëzohet helikopteri - katër të vdekur

Evropë

Çeki, rrëzohet helikopteri - katër të vdekur

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Katër vetë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit në pjesën perëndimore të Republikës Çeke, tha një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës rajonal.

Viktimat nuk janë identifikuar akoma dhe tani për tani nuk është ende e qartë nëse ata ishin të gjithë në helikopter.

Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Petr Poncar tha se helikopteri u rrëzua në çatinë e fabrikës në zonën industriale në Pëlzen.

Bëhet fjalë për një helikopter të vogël Robinson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat