Ministri britanik: Putin ka përgjegjësi përfundimtare për helmimin kundër Skripalëve

Evropë

Ministri britanik: Putin ka përgjegjësi përfundimtare për helmimin kundër Skripalëve

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 14:35
Policia britanike në Sallsbëri, foto nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përgjegjësi përfundimtare për helmimin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars në Angli, ka thënë ministri britanik për Siguri, Ben Wallance.

Ai ka thënë më 6 shtator se Putin “kontrollon, financon dhe drejton” inteligjencën ushtarake të Rusisë, të njohur si GRU, të cilën Britania e ka akuzuar për përdorim të agjentit nervor, Noviçok, kundër Skripalëve.

Të dy i kanë mbijetuar sulmit, derisa tani është raportuar se janë duke u shëruar në një lokacion sekret.

I pyetur nëse Putin ka qenë përgjegjës për sulmin, Wallance ka thënë për BBC-në se “në fund ka qenë ai, pasi si president i Federatës Ruse, Qeveria e tij është përgjegjëse për kontrollimin, financimin dhe drejtimin e inteligjencës ushtarake”.

“Nuk mendoj se dikush mund të thotë ndonjëherë se Putin nuk e kontrollon shtetin e tij”, ka thënë Wallance.

Një shtetase britanike, Dawn Sturgess, ka vdekur në muajin qershor ndërsa i dashuri i saj Charlie Rowley ishte sëmurë pasi kishin kaluar në disa mbetje të helmit.

Rusia ka hedhur poshtë çdo përfshirje në helmim dhe ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë në hetime.

Më 5 shtator, Britania ka nisur akuza në mungesë kundër dy shtetasve rusë, të cilët janë identifikuar si Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Që të dy besohet se janë agjent të GRU-së.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka thënë Parlamentit se sulmi është miratuar në “nivele të larta të shtetit të Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat