BE 1,2 miliardë euro fonde për Agjencinë e Rojave Bregdetare

Evropë

BE 1,2 miliardë euro fonde për Agjencinë e Rojave Bregdetare

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

Trupa permanente prej 10 000 njësish brenda vitit 2020, me personelet dhe mjetet e veta dhe kompetenca ekzekutive, nën autoritetin dhe kontrollin e shteteve anëtare ku do të jenë të shpërndara dhe me një mandat të përforcuar mbi kthimet, janë disa nga propozimet e Komisionit Evropian për të ardhmen, lidhur me përballimin e fluksit migrator.

Këto propozime kërkojnë të forcojnë Agjencinë e Rojave Bregdetare, me një kosto totale prej 1,2 miliardë eurosh për periudhën 2019-20 dhe 11,3 miliardë për periudhën e ardhshme.

”Çështja e migrantëve ka dhënë rezultate në Mesdhe, megjithatë shtetet anëtare ende nuk kanë gjetur një raport të drejtë midis përgjegjësisë së individëve dhe solidaritetit të nevojshëm, që duhet të dëshmohet nëse dëshirojnë ta mbajnë pa kufij hapësirën e Schengenit”, deklaroi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një sesion plenar të Parlamentit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat