Kërcënimi i Di Maio-s trondit tregjet financiare në Itali

Evropë

Kërcënimi i Di Maio-s trondit tregjet financiare në Itali

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:09
Luigi Di Maio

Kërcënimi i lëshuar nga zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio se do të rrëzonte qeverinë nëse nuk do të ishte i kënaqur në lidhje me buxhetin e ardhshëm ka tronditur disi tregjet financiare në Itali.

Buxheti i ardhshëm ka shkaktuar diskutimeve të zjarrta midis dy peshave të rënda të shumicës, Lëvizjes 5 Yjet ku Di Maio mban postin e liderit të partisë dhe nga ana tjetër të Ligës ekstremi i djathtë nën drejtimin e zëvendëskryeministrit tjetër, Matteo Salvini.

Ky i fundit mbron idenë e një ulje të konsiderueshme të taksave përmes një takse të sheshtë me dy norma të vetme prej 15 dhe 20%, ndërsa Di Maio mbron projektin e të ardhurave të shtetësisë, një lloj të ardhurash universale , konturat e së cilës nuk janë specifikuar ende.

Këto dy reforma kanë një kosto shumë të lartë, rreth 10 miliardë euro vetëm për të ardhurat e shtetësisë, dhe ku arbitrazhet do të jenë të nevojshme pasi çështja e buxhetit po rrit tensionet midis dy forcave kryesore të qeverisë populiste italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat