“Helene” kërcënon Europën

Evropë

“Helene” kërcënon Europën

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:29
Uragani Helene mund të sjellë shira me erë të hënën

Një stuhi po shpërthen në brigjet e Shteteve të Bashkuara dhe paralajmërimet mund të vlejnë edhe për Britaninë e Madhe, thonë parashikuesit.

Uragani “Helene” do të vërshojë në Oqeanin Atlantik vetëm pas “Florence”, një stuhi “përbindëshe” e cila pritet të sjellë “përmbytje katastrofike” në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.

Ndërsa “Florence” nuk pritet të paraqesë ndonjë rrezik për Britaninë, Uragani Helene mund të sjellë shira me erë të hënën.

Alex Deakin, një meteorolog më Met Office, ka thënë se zhvillimet rreth stuhisë “do të ndikojnë shumë pak në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës së ardhshme”.

Ai vazhdoi duke thënë: “Ka shumë pasiguri rreth zhvillimeve të sistemit të presionit të ulët.

Kjo mund të sjellë një mot të ngrohtë, por mund të sjellë gjithashtu një mot mjaft të lagësht dhe me erë dhe potencialin për një mot ekstrem”.

Ndikimi në Britani do të jetë i zbehtë në krahasim me motin e egër për shkak të goditjes së bregut të Carolina që do të ndodhë më vonë gjatë kësaj jave.

Uragani Florence është konsideruar uragan i rrezikshëm i kategorisë 3 dje me erërat që shkojnë në 130 milje në orë.

Pritet të arrijë në bregun lindor të enjten ose të premten herët dhe do të përshkruhet si një stuhi “kërcënuese për jetën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat