Programi vëzhgues i Britanisë ka shkelur të drejtat e njeriut

Evropë

Programi vëzhgues i Britanisë ka shkelur të drejtat e njeriut

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka vendosur që programi britanik i vëzhgimit masiv, i ekspozuar nga informatori, Edward Snowden, ka shkelur rregullat bazike të qytetarëve të këtij shteti.

Në vendimin 13 shtatorit, Gjykata me seli në Strasburg, ka thënë se mbikqyrja përbën shkelje të privatësisë dhe lirisë së informacionit të përfshirë edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vendimin për rastin e dërguar nga një grup i gazetarëve dhe organizatave joqeveritare, gjykata ka thënë se përgjimi i pjesshëm ka qenë legjitim, mirëpo sistemi i zbuluar nga Snowden ka ofruar masa mbrojtëse të pamjaftueshme.

Më 2013, Snowden ka zbuluar se agjencia britanike e Inteligjencës, GCHQ, ka mbledhur fshehurazi komunikimet në internet në shkallë industriale.

Agjencia ka pasur qasje në to, ka filtruar të njëjtat dhe ka analizuar pjesën që i është dashur dhe që e ka konsideruar të nevojshme për sigurinë kombëtare.

Kjo agjenci ka pasur mundësi të marrë të dhëna dhe përmbajtje nga partnerë dhe kompani amerikane siç janë, Apple, Google dhe Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat