Shkëputet shkëmbi masiv në plazhin grek, pushuesit dhe barkat i merr para vala si një mini-cunami

Evropë

Shkëputet shkëmbi masiv në plazhin grek, pushuesit dhe barkat i merr para vala si një mini-cunami

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:57
Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Shkëputja e një shkëmbi masiv në zonën Nauagio, plazhi më i njohur i ishullit Zante në Greqi, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi.

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është bërë një dallgë e madhe që u përplas në breg.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.

Raportohet se e plagosur ka mbetur një pushuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat