Rusia: Raketa që rrëzoi aeroplanin MH17 është ukrainase - Bota Sot
Rusia: Raketa që rrëzoi aeroplanin MH17 është ukrainase

Evropë

Rusia: Raketa që rrëzoi aeroplanin MH17 është ukrainase

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes paraqiti një regjistrim audio që dëshmon pjesëmarrjen e Ukrainës në rrëzimin e avionit malajzian MH17 në vitin 2014, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Raketa që goditi një aeroplan është prodhuar në qytetin Dolgoprudni jo shumë larg Moskës në vitin 1986 dhe ishte dërguar në një njësi ushtarake që u vendos në Ukrainë dhe kurrë nuk u kthye në Rusi, tha shefi i sekretariatit për raketa dhe artileri i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjenerali Nikolai Parshin.

“Zyrtarët ukrainas kanë dëshmuar vetë se forcat pro-ruse nuk kanë mundur të kenë qasje në sistemin e raketës Buk”, tha Konashenkov.

Aeroplani i pasagjerëve MH17 u rrëzua nga një raketë mbi Ukrainën lindore në korrik 2014 dhe me këtë rast humbën jetën 298 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...