Përdoren drogë në një festival në Australi, vdiqën dy persona me dhjetëra u sëmurën

Evropë

Përdoren drogë në një festival në Australi, vdiqën dy persona me dhjetëra u sëmurën

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:47
Ilustrim

Disa të rinj vendosën që të konsumojnë drogë në një festival muzikor në Sidnej të Australisë, por situata doli nga duart sepse dy vetë vdiqën dhe një duzinë tjetër u shtrua në spital dhe qindra të tjerë kërkuan ndihmë.

Nga të dhënat e para mësohet se një 23 vjeçar dhe një grua 21 vjeçare vdiqën të shtunën pasi u rrëzuan në festivalin Defqon.1, tha policia.

Mediat lokale konfirmojnë se dy nga 13 personat e tjerë të shtruar në spital mbeten në gjendje kritike, ndërsa 700 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka akuzuar 10 persona për furnizimin me drogë, duke përfshirë dy adoleshentë të cilët thuhet se kanë shpërndarë 120 kapsula në festival.

Organizatorët e festivalit të muzikës vjetore të vallëzimit, të që zhvillohet në vend që prej vitit 2009, thonë në faqen e tyre të internetit se festivali ka një politikë zero tolerancë ndaj drogave ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat