Merkel shkarkon Shefin e Intelegjencës

Evropë

Merkel shkarkon Shefin e Intelegjencës

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:08
Kancelarja, Angela Merkel

Shefi i Brendshëm i Intelegjencës, Hans-Georg Maassen detyrohet të dorëhiqet nga ky post dhe të shkojë në një post të lartë në Ministrinë e Brendshme.

Vendimi i Qeverisë erdhi pas një zemërimi të përgjigjës së Maassen ndaj trazirave të së djathtës ekstreme në Chemnitz.

“Gjuajtjet” anti-migrante u raportuan më 26 gusht pasi një gjerman u vra duke u grindur me emigrantë.

Massen dyshonte se njerëzit që dukeshin si të huaj kishin qenë të kërcënuar, raporton BBC.

Kancelarja, Angela Merkel e shkarkoi atë.

Massen do të largohet nga shërbimi i spiunazhit BFV dhe do të bëhet sekretar i shtetit në Ministrinë e Brendshme.

Transferimi i tij ishte një kompromis në mes Merkelit dhe partnerëve të saj të koalicionit, Ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer nga CSU bavareze të së djathtës dhe kreu i qendrës së majtë Social Demokrat (SPD), Andrea Nahles.

Shefi i spiunazhës, Maassen tha se zyra e tij federale për mbrojtje kushtetuese (BfV) – e cila është e ngjashme me MI5 britanike – nuk kishte “informacion të besueshëm rreth këtyre gjuajtjeve që po ndodhin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat