Shefi i inteligjencës në Gjermani largohet nga pozita

Evropë

Shefi i inteligjencës në Gjermani largohet nga pozita

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 21:57
Hans-Georg Maassen.

Shefit të inteligjencës në Gjermani, Hans-Georg Maassen, i është thënë të largohet nga kjo pozitë dhe të kalojë në një post tjetër në ministrinë e Brendshme.

Vendimi i Qeverisë së Gjermanisë ka ardhur pas përgjigjjes së Maassenit ndaj trazirave të shkaktuara nga pjesëtarë të ekstremit të djathtë në Çemnitz, në lindje të Gjermanisë.

Më 26 gusht në këtë pjesë kishte shpërthyer konflikti kundër migrantëve pasi një gjerman ishte vrarë në një mosmarrëveshje me migrantët.

Maassen ka dyshuar se personat me dukje të huaj janë ndjekur.

Ndërkohë, kancelares gjermane, Angela Merkel i është bërë thirrje për ta shkarkuar atë.

Maassen do të largohet nga shërbimi i inteligjencës në Zyrën Federale për Mbrojtje të Kushtetutës (BfV), për t’u bërë sekretar i Shtetit në ministrinë e Brendshme.

Prej vrasjes së Daniel Hillig, në qytetin lindor të Gjermanisë është raportuar për disa sulme ksenofobike.

Ato janë përshkruar si “ndekje” raciste dhe në pamje të publikuara janë dukur protestuesit duke ndjekur disa persona dhe duke gjuajtur shishe dhe fishekzjarre.

Mirëpo, shefi i Inteligjencës, Massen ka thënë se Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës (BfV), nuk ka “të dhëna të besueshme për përndjekje të tilla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat