Plani i Putinit për një BE pro ruse

Evropë

Plani i Putinit për një BE pro ruse

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:10
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke u përpjekur përmes kryeministrit hungarez Viktor Orban të krijojë një BE që nuk do të jetë armike e Rusisë.

Putin, sipas këtij mediumi kroat, përcaktohet plotësisht si një udhëheqës kyç në fushën e Eurazisë dhe Lindjes së Mesme, ku SHBA-ja u tërhoq në kohën e Barack Obama.

Nga ky pozicion, Putini dëshiron të arrijë një ëndërr gjeopolitike që do ta bëjë atë rusin më të madh në histori - për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë nga Portugalia në Vladivostok.

“Nuk duhet të gabohemi për mendjen se ky qëllim është vendosur në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë aktuale gjermane”, shkruan “Jutarnji list”.

Për të arritur këtë qëllim ka nevojë për një pajtues brenda BE, i cili do të shihet jo si përçarës, por  partner, dhe si e tillë BE-ja do të shihet pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, me suksesin e pritur të Marine Le Pen, Mateo Salvini dhe Alternativës për Gjermaninë.

Orban ka pozicionuar veten si një udhëheqës, dhe siç thotë ai, "një Evropë vërtet demokratike".

"Për këtë arsye Putin do t’i japë gaz, do ta lidhë në Rrjedhën Turke, do t’i ndërtojë centrale atomike. Nëse vjen koha, me kusht që plani të ketë sukses, do ta margjinalizojë, pasi ekziston vetëm një Putin,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat