Turqia thërret për shërbime më të mira shëndetësore për emigrantët

Evropë

Turqia thërret për shërbime më të mira shëndetësore për emigrantët

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:31
Turqi

Zëvendësministrja turke e shëndetësisë tha të mërkurën se ishte e nevojshme të krijohej shërbime adekuate shëndetësore për të gjitha grupet në pozitë të pafavorshme, veçanërisht për emigrantët

“Turqia e konsideron migracionin si një vlerë sociale, jo një kërcënim”, tha Emine Alp Mese në Romë.

Këtu zëvendësministrja turke po merr pjesë në sesionin e 68-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën.

Tutje Mese deklaroi se standarde të tilla të shërbimit shëndetësor duhet të jenë të zbatueshme në të gjithë botën.

“Shërbimet shëndetësore të ofruara për migrantët nuk janë një barrë, por një përgjegjësi humanitare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat