Gjykata në Turqi urdhëron lirimin e një deputeti të arrestuar

Evropë

Gjykata në Turqi urdhëron lirimin e një deputeti të arrestuar

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:15
Enis Berberoglu

Gjykata e Kasacionit të Turqisë urdhëroi sot lirimin e një deputeti të opozitës i cili u dënua me gati gjashtë vite burg në shkurt, raportuan mediat.

Duke konfirmuar këtë dënim, Gjykata vendosi të lirojë Enis Berberoglu, deputeti i Partisë republikane të Popullit (CHP, social-demokrate), sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ”Anadolu”, duke argumentuar se ai gëzonte imunitet parlamentar, i cili mori një tjetër mandat në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

Kjo nënkupton se ai do të duhet të vuajë masën e dënimit në përfundim të mandatit të tij.

Berberoglu u dënua në shkurt me pesë vite e 10 muaj burg pasi i kishte dërguar një video shypit, ku sipas tij Ankaraja i kishte livruar armë luftëtarëve në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat