Ushtria izraelite: Nuk jemi fshehur pas aeroplanit rus Ilyushin

Evropë

Ushtria izraelite: Nuk jemi fshehur pas aeroplanit rus Ilyushin

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 20:25
Aeroplani rus Ilyushin Il-20

Ushtria izraelite vazhdon të pohojë se avionët e tyre luftarakë nuk e përdorën aeroplanin rus Ilyushin Il-20 si një strehë nga raketat siriane, pasi, siç thonë, ata ishin në hapësirën ajrore të Izraelit kur aeroplani rus u rrëzua.

"Forcat ajrore të Izraelit nuk u fshehën prapa asnjë fluturake dhe aeroplani izraelit ishte në hapësirën ajrore izraelite në kohën e rrëzimit të një aeroplani rus," thanë forcat e mbrojtjes izraelite në një deklaratë në Twitter.

Siç thuhet, mekanizmi për shmangien e konflikteve ka funksionuar në një "kornizë kohore relevante" siç ka funksionuar gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.

Në deklaratë thuhet se koordinimi i mëtejshëm me ushtrinë ruse në Siri është në interes të të dy vendeve, raporton TASS.

"Vazhdimi i koordinimit është në interes të përbashkët në kohën e sfidave të ndryshme rajonale," thuhet më tej në deklaratë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, tha të hënën se forcat ajrore izraelite dhe ata që morën vendimet ishin fajtorët e vetëm për rrëzimin e avionit rus në Siri.

Sipas tij, "të dhëna objektive tregojnë se veprimet e pilotëve izraelitë që çuan në vdekjen e 15 anëtarëve të ushtrisë ruse tregojnë në mungesën e profesionalizmit apo veprës penale të neglizhencës".

"Për këtë arsye, ne besojmë se për tragjedinë e avionit rus II-20" i vetmi fajtor janë forcat ajrore izraelite dhe ata që kanë marrë vendime në veprime të tilla ", tha Konashenkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat