Erdogan në darkën te Steinmeier, Merkel refuzon ftesën

Evropë

Erdogan në darkën te Steinmeier, Merkel refuzon ftesën

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:06
Recep Tayyip Erdogan

Disa politikanë kryesorë gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, hodhën poshtë një thirrje për një darkë në nder të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili po bën një vizitë zyrtare në Gjermani këtë javë.

Nikoqir i darkës zyrtare, e cila mbahet të premten, është presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

"Prania e kancelares në bankete të organizuara nga presidenti nuk është rregull," konfirmoi kabineti i presidentit gjerman, duke bërë të ditur se Merkel nuk do të marrë pjesë në darkë.

Në njoftim thuhet se Merkel "vetëm herë pas here" merr pjesë në ceremonitë në rezidencën presidenciale dhe herën e fundit ishte gjatë vizitës së Mbretëreshës Elizabete II në Berlin, në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat