Franca nuk do të pranojë emigrantët e anijes Aquarius

Evropë

Franca nuk do të pranojë emigrantët e anijes Aquarius

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Franca aktualisht nuk është e gatshme të lejojë anijen Aquarius të ankorohet në brigjet e saj dhe për të pranuar dhjetëra emigrantë në portin e Marsejës, tha sot ministri i Financave të këtij vendi, Bruno Le Mair.

"Tani për tani, përgjigjja është jo," tha ai për BFM TV i pyetur nëse Parisi ishte gati të përgjigjej pozitivisht ndaj një kërkese që një anije me 58 persona të ankorohej në portin jugor francez, transmeton Reuters.

Le Mair deklaroi se anija duhet të ankorohet në ndonjërën nga portet e afërta sipas rregullave evropiane dhe Marseja nuk është porti më i afërt.

“Çështja e migracionit duhet të zgjidhet fuqishëm dhe qartë, me respektimin e rregullave evropiane”, tha ministri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat