Erdogan në Gjermani, synon përmirësimin e marrëdhënieve - Bota Sot
Erdogan në Gjermani, synon përmirësimin e marrëdhënieve

Evropë

Erdogan në Gjermani, synon përmirësimin e marrëdhënieve

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:14
Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan, nis sot vizitën në Gjermani, me synimin për të ulur tensionet midis dy vendeve.

Udhëtimi, i cili zgjat deri të shtunën, vjen në kohën kur problemet ekonomike në Turqi po shkaktojnë shqetësime në rritje dhe kur Evropa ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë në reduktimin e rrjedhës së migrantëve.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Erdoganit në Gjermani, ku spektri politik e sheh me dyshime.

Në mars të vitit të kaluar, Erdogan i ka krahasuar zyrtarët gjermanë me nazistët.

Ai i ka bërë këto komente pasi autoritetet gjermane i kanë anuluar tubimet, që ai ka planifikuar t'i mbajë për diasporën turke në Gjermani, në prag të një referendumi të rëndësishëm për pushtetin e tij.

Në një shkrim të publikuar të enjten në gazetën FAZ, Erdogan tha se "është koha të lihen mënjanë dallimet në opinione dhe përqendrimi të jetë mbi interesat e përbashkët".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...