Blloku qeverisës i Merkelit në nivelin më të ulët të pëlqimit

Evropë

Blloku qeverisës i Merkelit në nivelin më të ulët të pëlqimit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:50
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Partitë konservatore kristiane që drejtohen nga Angela Merkel regjistruan rënie të re të mbështetjes, sipas një sondazhi të publikuar sot që ndikohet edhe nga mosmarrëveshjet brenda koalicionit të kancelares gjermane.

Përfituesi i madh ishte partia kundër imigrantëve Alternativa për Gjermaninë (AFD), që regjistroi një rritje deri në 18%, sipas kompanisë së sondazheve me qendër në Hamburg, GMS.

Kristian Demokratët e Merkelit (CDU), bashkë me partinë simotër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU), regjistruan një rënie të mbështetjes në 27%.

Këto të dhëna shënojnë nivelin më të ulët të pëlqimit për CDU-CSU, që janë në qeveri që prej vitit 2002 dhe konfirmojnë një trend të parë edhe në sondazhet e mëparshme që duket se po i vjen fundi ditëve të Merkelit si kancelare pas më shumë se 13 vitesh pushtet.

AfD-ja doli në vend të dytë, duke kaluar Social Demokratët (SPD), të cilët regjistruan një pëlqim prej vetëm 16%.

Të Gjelbërit ishin rritur gjithashtu në 15%, duke dalë sipër partisë së majtë “Die Linke” që kishte rregjistruar gjithashtu rritje në 10%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat