Vuçiq dhe Putin takohen më 2 tetor, nuk bëhet e ditur tema e diskutimit

Evropë

Vuçiq dhe Putin takohen më 2 tetor, nuk bëhet e ditur tema e diskutimit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:58
Vuçiq dhe Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet më 2 tetor në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin.

Temat e diskutimit nuk janë bërë të ditura.

Sipas njoftimeve të Kremlinit, Putini dhe Vuçiq nuk do t’u drejtohen gazetarëve pas bisedimeve.

Vuçiq u takua me Putinin për herë të fundit gjatë një vizite dy-ditore në Moskë në maj, kur ai mori pjesë në Paradë Ushtarake.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Chepurin, nënvizoi në takimi me Vuçiqin në tetor do të mbahet në një periudhë të rëndësishme të politikës së jashtme për Serbinë dhe Rusinë.

“Veprimi ynë i përbashkët është vetëm pozitiv, ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të vendeve tona që hyjnë në fazën e trazirave ekonomike dhe ringjalljes kombëtare”, tha Chepurin.

Ai theksoi se takimi ndërmjet Vuçiqit dhe Putinit konfirmon marrëdhëniet e mira personale dhe respektin e ndërsjellë të dy presidentëve.

“Marrëdhëniet tona të veçanta nuk janë pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e treta, për shembull Serbia me BE, përkundrazi”, ka thënë ambasadori i Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat