Spanja shpëtoi 466 migrantë në Mediteran

Evropë

Spanja shpëtoi 466 migrantë në Mediteran

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:22
Spanjë

Ekipi shpëtues i Spanjës ka arritur të shpëtoje 466 migrantë që kanë tentuar të kalojnë detin Mediteran nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Autoritetet njoftuan se kanë kapur migrantët në 10 anijë të ndryshme që ishin shpërndarë në det. Rreth 300 persona kanë vdekur këtë vit në ujërat që ndajnë Spënjen dhe Afrikën, sipas Kombeve të Bashkuara dhe 1,600 persona kanë vdekur teksa po tentonin të kapërcenin Mediteranin.

Vala e madhe e refugjatëve ka bërë që autoritetet të vendosin disa kufij sidomos në transportin publik si dhe presion ndaj qeverisë spanjolle, sidomos pas bllokimit të ndihmës humanitare nga Ministri i Brendshëm italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat