Italia përpiqet të ulë shqetësimet rreth planeve të saj për buxhetin

Evropë

Italia përpiqet të ulë shqetësimet rreth planeve të saj për buxhetin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Italia po përpiqet t'i bindë partnerët në Eurozonë për planet e saj për rritje të shpenzimeve qeveritare, të cilat kanë lëkundur tregjet financiare dhe i kanë shqetësuar qeveritë e tjera.

Ministri i Financave i Ialisë, Mario Centeno, tha të hënën se homologët e tij në vendet që përdorin euron, "duhet të jenë të qetë" dhe t'i presin shpjegimet e propozim-buxhetit.

Ai i bëri komentet përpara një takimi mujor të ministrave të Financave në Luksemburg.

Tregu i aksioneve të Italisë ra ndjeshëm të premten, pasi qeveria populiste dhe euroskeptike atje njoftoi për një rritje të mprehtë të shpenzimeve publike, që do ta çojnë deficitin buxhetor në 2.4% të prodhimit të brendshëm bruto, vitin e ardhshëm.

Ky veprim rrezikon një konfrontim me Bashkimin Evropian.

Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të bruto prodhimit vendor, por ajo ka premtuar se do ta ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar - i dyti pas Greqisë.

Bashkimi Evropian paralajmëroi më herët se populli italian "do të përfundojë keq" nga planet e qeverisë për "shpenzime ambicioze".

Italia do t'ia dorëzojë formalisht planin buxhetor Komisionit të BE-së, në mes të tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat