Austria propozon ndalimin e simboleve ustashe

Evropë

Austria propozon ndalimin e simboleve ustashe

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 00:49
Një event përkujtimor polemik pranë Bleiburgut, Austri

Ministri i Brendshëm austriak Herbert Kickl ka njoftuar se simbolet ustashe do të vendosen në një listë të zgjeruar të simboleve të ndaluara në vend, njoftoi të dielën gazeta Kleine Zeitung.

Por organizata anti-nacionaliste austriake AK Pliberk/Bleiburg, e cila operon nën sloganin “Kundër gjithë nacionalizmit dhe revizionizmit historik”, tha për BIRN se është e paqartë se cilat simbole specifike do të ndalohen.

AK Pliberk/Bleiburg tha se kjo nuk do të siguronte heqjen e të gjitha gjërave ustashe nga tubimi i përvitshëm kroat i krahut të djathtë në Bleiburg në Austri, i cili përkujton vdekjen e trupave dhe civilëve kroate nazistë.

Organizata argumentoi se duhet të ndalohej stema ustashe e armëve “sahovica”, emblema e kohës së luftës së viteve 1990 e Forcave Kroate të Mbrojtjes, HOS, dhe flamuri i Shtetit të Pavarur Nazist të Kroacisë, NDH.

“Nëse qeveria austriake ndalon vetëm simbolin ustash të “granatës” dhe lë stemën e armëve “sahovnica”, emblemën e HOS dhe flamurin e NDH-së, tubimi në Bleiburg nuk do të ndryshojë shumë. Gjatë viteve të fundit s’janë vënë re shumë “granata” ustashe në tubim, shumica e pjesëmarrësve mbajnë simbolin HOS dhe “sahovnicën” e NDH-së,” tha AK Pliberk/Bleiburg për BIRN.

“Do të ishte e dëshirueshme që simbole të tilla të ndalohen, jo vetëm disa,” shtoi ajo.

“Kleine Zeiting” raportoi se sipas propozimit, një ligj ekzistues austriak që ndalon përdorimin e simboleve të al-Kaedës dhe ISIS do të zgjerohet për të përfshirë simbolin e ustashëve dhe të grupeve të tjera si Hamasi, Partia e Punëtorëve e Kurdistanit, Vëllazëria Myslimane dhe organizata turke ultra-nacionaliste Gray Ëolves.

Ministri i Brendshëm Kickl postoi një link në Facebook në raportin e Kleine Zeitung me një koment që thoshte se legjislacioni në përgjithësi ishte “një pjesë e rëndësishme e një pakete masash kundër islamizmit politik”.

“Simbolet e këtyre organizatave që përmenden janë antikushtetuese dhe janë në kundërshtim me vlerat tona themelore demokratike, prandaj nuk kanë vend në Austri,” tha Kickl.

“Kleine Zeitung” raportoi se simbolet ustashe u shfaqën nga tifozët kroatë të futbollit në Austri gjatë Kupës së Botës të këtij viti në Rusi, në të cilën ekipi kombëtar i Kroacisë doli i dyti pas humbjes në finale.

Në korrik gjatë Kupës së Botës, mediat austriake gjithashtu raportuan se sloganet ustashe ishin brohoritur gjatë një festimi në rrugë në Vjenë.

Amendimi ligjor do të finalizohet nga qeveria austriake më 3 tetor dhe më pas do të dërgohet në parlament.

“Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 1 mars 2019, dy muaj përpara tubimit të ardhshëm të Bleiburgit,” tha AK Pliberk/Bleiburg.

Pasi deputetët austriak u ankuan se përkujtimorja e përvitshme në Bleiburg po keqpërdorej për të shfaqur simbole fashiste, autoritetet prezantuan masat më të rrepta në eventin e këtij viti në një përpjekje për të parandaluar incidentet që përfshijnë përshëndetjet naziste dhe simbolet fashiste.

Në Bleiburg këtë vit, policia austriake arrestoi shtatë persona dhe paraqiti nëntë kallëzime për shkeljet e ligjit të vendit kundër lavdërimit të fashizmit.

Në maj 2016, parlamenti kroat vendosi të rivendosë sponsorizimin shtetëror të eventit në Bleiburg pasi u tërhoq në vitin 2012 për shkak të shqetësimeve se ai shërbente për të rehabilituar ideologjinë e regjimit ustash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat