Burgoset burri që ia dha shuplakë një gruaje në rrugët e Parisit

Evropë

Burgoset burri që ia dha shuplakë një gruaje në rrugët e Parisit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:19
Marie Laguerre

Një burrë francez i kapur në aparat fotografik duke goditur një grua të re në një rrugë të Parisit pas një zënke me të, u dënua sot me gjashtë muaj burg.

Pamja e kamerës tregon se si 25-vjeçari  sulmon Marie Laguerre, një studente 22 vjeçare, jashtë një kafeneje në korrik të këtij viti. Video ishte virale nëpër rrjete sociale.

Ai shihet teksa mbledh një tabak të vogël dhe e hedha të në fytyrë të vajzës.

Në llogarinë e saj të Facebook, Laguerre tha se përdorte "gjuhë të pista, në një mënyrë poshtëruese dhe provokuese" kur ajo e kaloi në rrugë dhe se ajo i tha atij të "mbyllej dhe vazhdonte të largohej". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat