Moti i keq në Itali, humbin jetën 3 persona

Evropë

Moti i keq në Itali, humbin jetën 3 persona

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:42
Itali

Moti i keq në Jug të Italisë ka shkaktuar tre viktima. Një grua me dy fëmijët e saj të shpallur të zhdukur mbrëmjen e së enjtes janë gjetur të pajetë, ndërsa meteorologët parashikojnë përkeqësim të situatës në fundjavë.

Janë gjetur të pajetë trupat e një gruaje me dy fëmijët e saj 2 dhe 7 vjeç në zonën e Lamezia Terme, në jug të Italisë.

Shkak kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë jugun e Italisë mbrëmjen e së enjtes.

Ndërkohë që reshjet e dendura vazhdojnë me parashikimet metereologjike që paralajmërojnë një fundjavë me mot të keq.

Në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat dhe është vendosur gjendja e alarmit si pasojë e erërave të forta. Reshje te dendura do të ketë dhe në qendër të Italisë, të cilat do të shkaktojnë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat