Nëna me djalin humbin jetën nga ujërat e rrëmbyer

Evropë

Nëna me djalin humbin jetën nga ujërat e rrëmbyer

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 00:01
Katania

Pamjet të krijojnë përshtypjen e Venecias, por ato janë xhiruar në skajin e kundërt të Italisë, në Katania ku sheshi qëndror u përmbyt nga reshjet e dendura që nuk pushojnë prej tre ditësh. Uji mori përpara karrige, vazo e objekte të tjera. Në lumenj u shndërruan rrugët përreth qendrës. Uji hyri edhe në zyrat e gjykatës.

Moti i keq nuk ka përfshirë vetëm Siçilinë, por gjithë jugun e Italisë, deri në Kalabri. Ujërat e furishëm i morën jetën një vajze 30-vjeçare dhe djalit të saj 7 vjeç, e gjendur papritur me automjetin e saj mes rrjedhës së rrëmbyer të përmbytjeve në rrethinat e Katancaros.

Ekipet e emergjencës po kërkojnë për djalin tjetër 2-vjeçar që ndodhej me ta në makinë. Përmbytjet shkaktuar rrëshiqtje toke, shembje të urave e shkatërrim të rrugëve  në disa zona jugore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat